Mitrovicë: Arrestohet një 57 vjeçar, e sulmoi seksualisht një punëtore të dyqanit

Një burrë 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual” në Mitrovicë të Veriut.

Rasti është raportuar më 24 qershor rreth orës 11:50, kur një punonjëse e një dyqani në rrugën “Knjaz Miloš” ka denoncuar në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut se ishte sulmuar seksualisht nga një klient, shkruan “Jepi zë”.

Sipas hetimeve të para, i dyshuari N.A., pasi kishte hyrë në dyqan, dyshohet se ka kryer veprime që përbëjnë sulm seksual ndaj viktimës.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, të cilit i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar pozitiv me 0.8 promilë. Pas intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe:  Voton Asambleja e OKB-së: Serbia kreu gjenocid në Srebrenicë