Mitrovicasja me sindromin Down, Agnesa Osmani i bashkangjitet stafit të LC Waikiki në Mitrovicë
Agnesa Osmani është mitrovicasja e cila me ndërmjetësimin e Shoqatës Down Syndrome Kosova në Mitrovicë, është bashkuar me ekipin e LC Waikiki në Mitrovicë.
Osmani është punësuar me gjysmë orari në sektorin e shitjes.
“Agnesa, përveç përkushtimit dhe energjisë pozitive që besojmë se do ta ketë në ekipin e ri, është një shembull i përkushtimit tonë në promovimin e diversitetit dhe përfshirjes në vendet e punës.
Këtë histori suksesi, inkurajojmë që ta ndjekin edhe kompanitë dhe bizneset e tjera në Republikën e Kosovës, duke ofruar mundësi të barabarta dhe mbështetje për komunitetin tonë.”, thuhet në njoftim.