Mitrovicasit po dalin edhe në Veri në kafiteri: Dy ish futbollistët e njohur dalin të shijojnë ëmbëlsirat në “Cafe Pelivan”
Situata në Veriun e Mitrovicës po shkon duke u normalizuar dhe qytetarët po lëvizin edhe në atë pjesë.
Sot në mbrëmje dy ish futbollistët e njohur, kapiteni Elvis Osmani dhe Seid Onbashi, tani trajner, kanë dalur matan urës së Ibrit, shkruan Jepi zë.
Të dy së bashku kanë shijuar ëmbelsirat e “Cafe Pelivan” që gjendet afër sheshit “Car Lazar”.
Vizita e të dy futbollistëve mitrovicas ka ngjallur edhe nostalgji, pasi pjesën e fëmijërisë e kanë kaluar në atë pjesë
“Nostalgji 😉 Pjesa veriore”, ka shkruar Onbashi, përcjell Jepi zë.
Ndryshe situata në pjesën veriore po pretendohet se është nën kontrollin e policisë dhe bandat kriminale janë larguar.