Mitrovicasi i njohur pasi gjen telefonin ia kthen qytetares serbe në Veri të Mitrovicës

Sot ka ndodhur një veprim i mirë nga një qytetar i Mitrovicës.

Xhavit Beqiri po tregon se sot ka gjetur një telefon të humbur dhe i ka dorëzuar një qytetareje të veriut me nacionalitet serb, shkruan “Jepi zë”.

Postimi i tij:

Sot më erdhi rasti edhe njëhere ti dëshmoj vlerat e popullit shqiptar. Në lagjen e Boshnjakëve gjeta këtë telefon me një simbol fetar ortodoks, mirëpo siq jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij.

Në fotografi është pronaria qytetare serbe, ajo është habitur nga mirësia jonë. Falenderimet e saj ishin tepër vullnetmire, pra kështu trajtohet gjësendi i huaj me dinjitet!

Lexo edhe:  Qyteti po bëhet si "Big Brother", çdo rrugë e Prishtinës do mbikëqyret nga kamerat