Mitrovica e “bojkoton” Pecin, derisa mbante fjalimin shihen shumë karrige të zbrazëta në tubimin hapës të fushatës

Lëvizja Vetëvendosje sot ka hapur në Mitrovicë fushatën për zgjedhje lokale të 12 tetorit.
Por, hapja e kësaj fushatës duket se nuk ka shkuar ashtu siç kishte planifikuar partia e Albin Kurtit.

Fotografitë që ka postuar portali lokal “Jepi Zë” tregojnë se numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë tubim.

Derisa kandidati i VV-së, Faton Peci, e mban fjalimin e tij, shihen shumë karrige të zbrazëta.

 

Lexo edhe:  Aksident në Prishtinë, vetura godet një biçiklist