Mitrovica bëhet me një doktoreshë të re – Eda Ramaxhiku diplomon në Fakultetin e Mjekësisë
Sot, në një moment krenarie dhe suksesi akademik, Eda Ramaxhiku nga Mitrovica ka përfunduar me sukses studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme.
Bijë e dy profesionistëve të shquar të shëndetësisë – anesteziologes Qefsere Ramaxhiku dhe doktorit Ridvan Ramaxhiku – Eda po ndjek gjurmët e prindërve të saj me përkushtim e dinjitet.
E njohur për sjelljen e saj shembullore, edukatën dhe kulturën që e karakterizon, Eda përfaqëson një vlerë të shtuar për komunitetin. Me diplomimin e saj, Mitrovica fiton jo vetëm një doktoreshë të re, por një profesioniste me potencial të lartë dhe vizion për të ardhmen.