“Miss Londra 2023”, në Shqipëri nuk më pranuan në konkurs, kjo më uli vetëbesimin

27 vjeçarja shqiptare Françeska Murati ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në Miss London 2023.

Ajo punon në shërbime financiare, në intervistë për Vila24 me moderator Anila Çelën ka treguar se ka pasur shumë vështirësi gjatë jetës si emigrante dhe ka rrezikuar të deportohet disa herë me familjen, por ia kanë dalë mbanë.

Në këtë rrëfim ndryshe për News24 Françeska deklaroi se dikur ka konkurruar në Miss Shqipëria, por nuk është pranuar.

“Kam tentuar të jem pjesë e Miss Shqipëria por nuk më pranuan, arsyet e tyre, ndoshta nuk isha e përshtatshme. Kjo më uli vetëbesimim, dhe në atë kohë Po mendoja që mami që më thotë gjithmonë je shumë e mirë ndoshta po më gënjen.

 

Lexo edhe:  Erolld Belegu tregon se si u njoh me Diola Dostin dhe a do të ketë dasmë