Mirena, Qeverisë Kurti: N’mujshi pa Amerikën, veç grahni

Analisti i njohur, Ilir Mirena iu bëri thirrje Qeverisë Kurti që të vazhdojnë ashtu siç e kanë planifikuar, nëse munden pa mbështetjen e Amerikës.

Përmes një statusi në Facebook, Mirena tha se mediat e kanë të drejtë të publikojnë dokumentet të cilat e shpërfaqin raportin e vërtetë të Kosovës me ShBA-në.

“Mediat duhet te publikojne secilin dokument qe iu bjen ne dore per me ua hap syte atyre qe nuk besojne se ne çfare niveli te ulet, te rrezikshem e gati armiqesor, i ka sjellur marredheniet e Kosoves me ShBA’ne Albin Kurti. E ju, n’mujshi pa Ameriken, veç grahni…“, ka shkruar Mirena.

Kujtojmë se, mbrëmë raportimi vjetor i ambasadorit kosovar në Uashington, Ilir Dugolli ka thënë se pozicioni i Kosovës në ShBA është dobësuar.

Raporti i Dugollit thekson se mosangazhimi i Uashingtonit në përkrahje të Kosovës me jashtë është një diçka që Kosova nuk guxon t’ia lejojë vetes.

“Qoftë edhe pa mungesat e tjera që në rastin e Ambasadës tonë janë të pranishme, mosangazhimi i përkrahjes së jashtme në Uashington është luks të cilin pakkush mund t’ia ofrojë vetes”, shkruan Dugolli.

“Me zbehjen e pozicionit tonë poliitkk gjatë tërë viteve të fundit, krahas shpërbërjes së bërthamës më të mirë lobuese që kemi pasur në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, fushatave agresive nga Serbia, angazhimi i përkrahjes së jashtme është mëse i nevojshëm. Përkrahja nga jashtë nuk garanton sukses, por mungesa e saj definitivisht pamundëson ndonjë rezultat aq përmbajtësor”, ka shkruar Dugolli në raportim.

Lexo edhe:  Rrëfimi i familjes që djalin 7 vjeçar ua vrau ushtari amerikan në Ferizaj