Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton sot Kosovën, do të takohet me Kurtin e Osmanin

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Jihann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme”, ka njoftuar ambasada gjermane në Kosovë.

Udhëtimi i tij ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe ka vazhduar përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë  dhe në Kosovë sot pasdite, përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën.

Në njoftim thuhet se ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në deytrë, Albin Kurtin.

Lexo edhe:  Gili bashkë me djalin e saj, banorë të “Big Brother Vip Albania 4”