Ministri gjerman i mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare nga Maqedonci, shkëmbejnë edhe dhurata
Pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është pritur me ceremoni zyrtare nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, është zhvilluar në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë takimit, Maqedonci dhe Pistorius kanë shkëmbyer dhurata me njëri-tjetrin.