Ministres Haxhiu i shkon një prind në zyrë, i tregon një ngjarje të rëndë për vajzën e tij
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot në objektin e ministrisë ka shkuar një prind.
Ajo tha se prindi i ka treguar që në dhjetor të vitit 2021 ka pasur një tentim dhunim të vajzës së tij 14-vjeçare.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”, ka shkruar ai.
Haxhiu njoftoi se ky postim është bërë me lejen e prindit.