Minatori në lot: Më erdhi djali nga gurbeti por s’ qëndrova me të, s’i tradhtoj shokët
Gazetari Arsim Lani emisionin e tij FRONTAL sot e ka nisur bashkë me minatorët grevistë të Trepçës 800 metra thellë në horizontin e dhjetë, derisa ata sot kanë hyrë në ditën e 10 të grevës së tyre, në kërkim të plotësimit të kushteve të tyre.
Lani ka thënë se gjendja e minatorëve grevistë është e rënduar dhe sipas informacioneve që ka marrë nga vendi i ngjarjes rreth 200 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.