Minatori i Trepçës: E jap jetën për shokët, nuk e ndalim grevën pa realizimin e kërkesave

Minatorët e Trepçës sot kanë hyrë në ditën e katërt të grevës ndërsa shumë nga ta kanë probleme shëndetésore.

Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe minatorët duket se janë të vendosur që kërkesat e tyre të realizohen deri në fund, shkruan Jepi zë.

Sa të vendosur janë minatorët tregon edhe prononcimi i njëri prej tyre, i cili shprehet i gatshëm ta sakrifikojë edhe jetën e tij.

“Se sa do të qëndrojmë këtu varet prej kërkesave se si do të realizohen, sa më shpejt që realizohen, më shpejt përfundon greva, nëse vazhdojnë të mos realizohen, minatorët do të qëndrojnë në grevë”, ka thënë ai në dukagjini, përcjell Jepi zë.

Ndryshe kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të ekszekutohen me.kohë, sigurimi shëndetësor, përmirësimi i kushteve të punës dhe shkarkimi i kryeshefit të ndërmarrjes./ Jepi zë

Lexo edhe:  Dorëhiqet drejtori i policisë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares