Minatorët e Trepçës do protestojnë para qeverisë: “Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjen”

Të enjten, më 15.08.2024, para Qeverisë së Kosovës pritet të protestojnë minatorët e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një njoftimi për media në Facebook.Minatorët e Trepçës kanë bojkotuar punën që nga data 10.07.2024 pasi ndërmarrja nuk ua paguajti pagat.“Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00.

Marshimi do të fillojë nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtinë, deri pranë objektit të Qeverise së Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.Sipas sindikatës, pagat nuk janë paguar për minatorët që gati tre muaj.

“Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërguar minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik” – thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Shqiptari që u aksidentua merr lajmin në gjykatë për vdekjen e gruas shtatzënë dhe ‘shpërthen’ në lot