Minatorët e Artanës sikur ata të Stan Tërgut futen në grevë, nuk i morën ende rrogat e qershorit
Javën që po vjen do të bëhet koha kur do të duhej të dilnin pagat e korrikut, ndërkohë minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë as ato të qershorit.
Për këtë, minatorët e Artanës kanë vendosur të ju bashkangjiten atye të Stan Tërgut dhe kanë hyrë në grevë që nga e ejnta, shkruan “Jepi zë”.
Ata i kanë thënë gazetës se një pjesë e minatirëve kanë hyrë në grevë nga java e kaluar ndërsa nga sot janë bashkuar të gjithë
“Deshta t’ju tregoj se ne në Minierën Artanë një pjesë jemi në grevë prej të enjtes dhe prej të hanes kemi hyrë të gjithë, ka thënë një minator për “Jepi zë”.
Ndryshe, minatorët e Artanës janë ankuar për presionin e madh që kanë dhe kërcënimet që marrin nga menaxhmenti për shkak të futjes në grevë./ Jepi zë