Mimoza Kusari kërkon votën e deputetëve për nesër: Nëse nuk e miratojmë Planin e Rritjes deri në dhjetor, humbim rreth 88 milionë euro

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila u ka kërkuar grupeve parlamentare mbështetje për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e votimit të buxhetit, në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur për nesër në orën 11:00.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka shkruar se pesë prej pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëta retë cilat nëse nuk miratohen rrezikojnë shtyrjen e 1 miliardë eurove investimeve.

Ajo ka specifikuar Planin e Rritjes për të cilin ka thënë se nëse nuk miratohet deri në dhjetor, vendi rrezikon të humbë 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, apo rreth 88 milionë euro.

“Për ta arritur këtë sukses, na duhet mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila.

Lexo edhe:  Ky është i burgosuri 45-vjeçar që vdiq dje pasi u dërgua në spital