Milioneri i Qeverisë/ Sveçla me 1 milion e 250 mijë euro prona, 7,828 euro para të gatshme, biznese, meditje e paga

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë publike deklaratën e tij të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar pasuritë dhe të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, raporton FrontOnline.

Për sa i përket pasurive të paluajtshme, Sveçla ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij zotërojnë pasuri të paluajtshme me vlerë më shumë se 1 milion e 250 mijë euro.

Sipas deklaratës së pasurisë, Sveçla ka pasuri të konsiderueshme të përbashkët me bashkëshorten e tij, ndërsa të ardhurat e tij vjetore përfshijnë paga dhe aktivitete të tjera.

Ai ka 6,000 euro për të cilat gruaja e tij është 100% aksionare në një biznes, ndërsa një tjetër biznes në të cilin gruaja është aksionare 50% ka një vlerë prej 100,000 euro.

Përveç kësaj, ai ka 7,828 euro para të gatshme, të cilat i ndan me bashkëshorten, dhe ka marrë një kredi prej 19,500 euro më 2 shtator 2024.

Një tjetër kredi e marrë nga bashkëshortja e tij është më shumë se 68,000 euro kredi.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Sveçla ka 19,468.95 euro nga paga e tij si ministër i Punëve të Brendshme. Po ashtu, ai ka realizuar 2,798.41 euro nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare.

Bashkëshortja e ministrit ka të ardhura vjetore të konsiderueshme, duke përfshirë më shumë se 35,000 euro nga burime të ardhurash.

Lexo edhe:  “Bërtitke me krejt fuqinë e zanit”/ Arrestohet i riu në Gjilan pasi kërcënoi me vdekje nënën e tij