Milaim Zeka i “propozon” martesë Gresës: Të pres në moshën 55 vjeçare
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, njihet për komentet e tij ‘epike’ të cilat shpesh herë i bëjnë për të qeshur banorët, por edhe publikun.
Në Prime-in e mbrëmshëm, ‘cak’ i shakave të tij u bë Gresa.
Ai pati një ‘propozim’ për Gresën, derisa i tha se kur ajo do të jetë në moshën 55-vjeçare, do ‘martohen’ bashkë.
“Kur t’i bësh 55 vjet, meqenëse po të zgjedh për të folur do të martohemi bashkë, për të folur mua më ke”, u shpreh Milaimi.