Miftaraj i reagon Pacollit: Secili që merr 252 mijë euro nga buxheti i shtetit, ka mundësi të paguaj avokat për padi koti
Ehat Miftaraj nga IKD i ka reaguar deputetes së VV-së, Fitore Pacollit e cila paralajmëroi padi për raportimet se burri i saj ka marrë 52 mijë euro nga Ministria e drejtuar nga Hajrulla Çeku, e të cilat ajo i quajti “shpifje”.
Miftaraj thotë se secili që merrë nga shtetit 252 mijë euro, ka mundësi të paguaj avokat për të shkruar padi koti, jo vetëm të dielën por çdo ditë të javës.
“Secili qe merr nga buxheti i varfër i shtetit 252 mijë Euro, ka mundësi buxhetore me pagu avokat me shkru padi koti te shtunen, te dielen por edhe çdo ditë të javes.
Ne vend qe me dal me sqaru publikun per krejte keto privilegje qe po i perfitojne nga koleget e partise ne pushtet, sulmon gazetaret pse po e raportojne nje lajm qe eshte interes publik”, ka shkruar Miftaraj.
Për Pacollin është raportuar se krahas burrit të saj, Ilir Dalipi që pretendohet se ka marrë 52 mijë euro, një fat të njëjtë e kishin pas edhe daja dhe vëllai i saj nga Ministria e Bujqësisë.
100 mijë euro në formë granti i ishin dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, Blerim Pacollit për një shtallë, e 50 mijë tjera i ishin ndarë një bashkëpartiaku të tij për ndërtimin e disa villave.