Mësuesi vlerëson Qeverinë me notën “1-sh”: Llogarinë në bankë e kam zero, këstin e kredisë 150 euro

Beqir Letaj është mësues i Prizrenit i cili ka thënë se ndjehet shumë i zhgënjyer me veprimet e fundit të Qeverisë e sidomos për faktin që nuk i kanë ekzekutuar pagat e fundit për mësimdhënësit.

Mësimdhënësi Letaj ka folur në emisionin “Frontal” të T7 dhe ka treguar që është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si Qeveria po e trajton sektorin e arsimit dhe si mësues, ai e ka vlerësuar Qeverinë Kurti me notën njësh (1)

“Është krijuar një përshtypje, se edhe muajin e kaluar që na vonuan, por edhe këtë muaj që na kanë ndaluar pagesat, shqetësimi është shumë i madh”, ka thënë ai në T7.

Letaj ka treguar edhe për gjendjen e tij financiare duke u shprehur se llogaria e tij është zero dhe që përveç obligimeve të tjera ai ka edhe këstin e kredisë 150 euro gjithashtu edhe Starcard por duke shprehur edhe shqetësimin e tij që ka për kolegët të cilët nuk kanë asnjë tjetër në punë.

“Unë e kam në bankë 00. E kam obligimin e kredisë 150 euro, plus star card. Ato para duhet me i huazu, me ia marrë bashkëshortes. Por kam koleg që s’e kanë as bashkëshorten në punë. Shqetësimi është edhe për kolegët e mi. Nuk e di se si do t’ia bëjnë. Por zhgënjimi është shumë i madh. Disa mësimdhënës s’kanë para as për të udhëtuar, sepse disa udhëtojnë nga disa fshatra të largëta”, ka shtuar mësimdhënësi Fetaj.

Lexo edhe:  Trumpi zotohet ta shkarkojë prokurorin që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve