Mësohet numri sesa qytetarë do të përfitojnë nga pakoja e re Qeverisë

Pas krizës së krijuar në vendin tonë me rritjen e çmimeve, qeveria ka dalë me një pako të re, nga e cila thuhet se përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka treguar se në muajt në vijim do të ndajnë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion.

Ai shtoi se përmes masës për subvencionimin e atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

“Në pranverë e kishim Pakon e Ringjalljes ekonomike, tash në vjeshtë e kemi Pakon për Përballjen me Inflacion”, tha kreu i Qeverisë.

Lexo edhe:  Ekspertët e sigurisë: Nëse Serbia nuk sanksionohet, ajo nuk do të ndalet