Mësohet gjendja e vajzës që u lëndua pasi i ra kulmi
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë deklaruar rreth gjendjes shëndetësore së vajzës së re të cilës sot i ra kulmi tek objekti i komunës së re të Prishtinës.
Ata kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se gjendja e saj për momentin është stabile por e rëndë.
“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore.Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror” deklaroi zëdhënësi për media i QKUK-së, Shpend Fazliu.