Mësimdhënësi votues i VV-së letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, jam i zhgënjyer nga ju
Një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit, është shprehur i zhgënjyer me mos-ekzekutimin e pagave për ata që e kanë mbajtur grevën për më shumë se 1 muaj.
Beqir Letaj në një postim në Facebook ka thënë se është votues i LVV-së, por tani është zhgënjyer nga udhëheqja e kësaj partie.
Ai thotë se edhe pesë muaj do të dalë në pension dhe se një pensionim të tillë nuk e meriton.
“E nderuara Ministre Nagavci, edhe 5 muaj do të pensionohem. Nuk e kam paramenduar kurrë që karriera ime do të përfundoj me këtë zhgënjim total.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij i plotë:
E nderuara zonja Arbërie Nagavci!
Ministre e rrespektuar e Arsimit e Rep. së Kosovës .
Jam Beqir Letaj nga Prizreni, dikur pjesëmarrës në një seminar për menaxhim shkollash ku ju ishit trajnere e grupit tonë pas Arbnore Lilës.
Jam votues i LVV nga viti 2019,edhe në zgjedhjet qendrore edhe në zgjedhje komunale këtu në Pz.
Dhe jo vetem kaq.Me kaçikun tim të vogël ,kudo në në fb por edhe në biseda direkte forcërisht kam mbrojtur kauzën politike të Albin Kurtit.
Por tash jam tej mase i zhgënjyer.
Po ua bëj një pyetje pse nuk i keni proceduar pagat e mesimdhënsëve.E di se po thirreni në Nenin 18 të Ligjit për grevat.Unë dhe plotë mësimdhënës nuk ishim përkrahës të kësaj greve.Disa herë kam bërë thirrje publike që të fillohet me procesin mësimor.Por kot.Tash jam bërë objekt talljesh në opinionin për rreth.
Po pse vallë i keni proceduar pagat për sherbyesit civil ? E din Albini,Hekurani dhe Ju që edhe ata ishin në grevë ?
Si po ndodh kjo vetëvrasje politike e LVV ? Ça tu themi tash votusëve të LVV që tash më janë lëkundur në masë të madhe.Çka tu themi përkrahësve të partive tjera që me gojën plotë fyejnë dhe shajnë këtë Qeveri dhe Albinin.
Jam shumëfish i zhgënjyer.Kënd ta votoj në të ardhmën ,LVV që siç shkruan një inelektual lokal nga Arbana keni prekë në ” maxhën” e mesimdhënësit apo ti votojmë partitë opozitare që e zhvatën këtë Kosovë masivisht.
E nderuara Ministre Nagavci, edhe 5 muaj do të pensionohem.Nuk e kam paramendaur kurrë që kariera ime do të përfundoj me këtë zhgënjim total.
Po të isha në pizitën tuaj do të rreflektoja ose do të jepja dorëheqje publike.
Jeni njeriu i parë i arsimit kosovar.Si lejoni që një SBASHK-u
tua merrë primatin në të qenunit “kujdestar”të mësimdhënsëve kosovar.
Edhe një herë duke ju përshëndetur miqësisht dhe duke shpresuar se do ta lexoni këtë shkresë, po ju lutem, RREFLEKTONI!