Merr fund ankthi: Gjendet shëndosh e mirë i riu kosovar që ishte zhdukur prej disa ditësh

Djali i mitur nga Carrabregu i Deçanit, i cili u raportua i zhdukur ditë më parë, është gjetur dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij.

Familjarët kanë bërë të ditur se ai është kthyer i shëndoshë e mirë, duke sjellë lehtësim pas shqetësimit të madh që u shkaktua nga mungesa e tij.

Rasti kishte ngritur alarmin në opinionin publik dhe institucionet përkatëse kishin nisur kërkimet. Përfundimisht, gjithçka është mbyllur me një epilog pozitiv.

Lexo edhe:  Apel për ndihmë urgjente: Nina e vogël ka nevojë për ndihmë- do të dërgohet për shërim