“Meritoni planifikon të tradhtojë Ilnisën”, Ervin Gonxhi zbulon skenarin nga loja e fshehtë e moderatorit me gazetaren

Edhe këtë vit ndjekësit e ‘BBV3’ arritën të shohin një kurorëzim martese atë të Ilnisës dhe Meritonit, njëjtë si dasma e Kiarës dhe Luizit në ‘BBV2’

Ish-konkurrenti Ervin Gonxhi, së fundmi në një intervistë televizive ka zbuluar gjithë të fshehtat e banorëve, përfshirë dhe të Ilnisës dhe Meritonit.

A janë ata një çift i mirëfilltë? Apo e gjitha kjo është vetëm një lojë?

Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Ilnisës?

Ervin Gonxhi: Ilnisa është zjarr, vdes të debatojë. Ka shumë qejf të kruhet me njerëzit, sado që dhe ajo ka të mirat e veta.

Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Meritonit?

Ervin Gonxhi: Është tip, është shumë i mirë, unë e dua shumë atë djalë. Por ai ka diçka, ka atë dashurinë tek femrat, njëherë shkon te njëra, një herë shkon te tjetra.

Ester Bylyku: Pra, e ka zemrën e madhe mund të fusë këdo atje? (qesh)

Ervin Gonxhi: Njërës i thotë “loqka ime”, tjetrës “zemra ime”, vetëm këtë ka si sekret Meritoni. (qesh)

Lexo edhe:  Kërcënohet ish-banorja e “BBVK”