Meritoni i dha një ‘porosi’ Bardhit, reagon Jetmir Agaj ish-menaxheri i këngëtari

Mbrëmjen e së enjtes, disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania 3” u futën brenda për t’iu bashkuar festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit.

Mes tyre ishte Ilnisa Agolli, Meri Shehu, Sara Gjordeni, Bardhi Idrizi, Françeska Murati, Ledjona Xheladinaj, Gazmend Ujkashi si dhe Shkëlqim Bega. Ato shijuan qëndrimin dhe u çmallën për pak minuta me finalistët. Gjatë takimit me Bardhin, Meritoni ka përmendur edhe menaxherin e këngëtarit, Jetmir Agajn.

Ky i fundit, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur publikisht përkrahjen për Meritonin.

“Arsyeja pse unë të përkrahi se kurrë se ki harru emrin Jetmir. Vllau jem Meriton. Me fitore”- shkruan Jetmiri në një postim në ‘instastory’.

“Mi bëj të fala Jetmirit”, dëgjohet Meritoni teksa i thotë Bardhit i cili ndodhet te porta e kuqe.

Kujtojmë se gjatë bisedës së Bardhit dhe Meritonit, u zbulua se Jetmiri do të bëhet së shpejti baba.

Lexo edhe:  Adelina Tahiri në gjendje të rëndë, publikon foto nga spitali