Mërgimtarit i prishet pushimi në Kosovë, vetura i bëhet shkrumb e hi

Pushimet e një mërgimtari janë “shkatërruar” që nga sot. Kjo pasi që vetura me të cilën ndodhej në pushime është shkatërruar e tëra.

Një zjarr që ka kapluar papritmas atë në autostradën “Ibrahim Rugova”, e ka bërë shkrumb e hi.

Ende s’janë bërë të ditura shkaktarët e zjarrit të BMW-së.

Ndërsa me të ndodhur rasti në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitë emergjente.

Personi të cilit iu dogj vetura lajmëroi se për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, përpos dëmeve materiale.

Lexo edhe:  Gazetari Vullnet Krasniqi: Dy hoxhollarë m'i kanë ofru 50 mijë euro me thonë që jam kthy në fe