Mërgimtari posa arrin në vendlindje pëson aksident trafiku në udhëkryqin që të dërgon në Skënderaj dhe Prekaz

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në Skënderaj.

Të përfshira kanë qenë dy automjete, njëra me targa të huaja që besohet të jetë e një mërgimtari dhe vetura tjetër me targa 02, shkruan Jepi zë.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin që lidh qytetin e Skënderajt me fshatin Prekaz, më saktësisht pranë xhamisë së madhe.

Në këtë vend edhe në të kaluren janë shkaktuar aksidente dhe për këtë arsye janë vendosur edhe semaforët, por duket se as këto pajisje nuk po mund të rregullojnë si duhet qarkullimin e automjeteve.

May be an image of 3 people, car, street and road

May be an image of parking meter and street

Lexo edhe:  “Kam me iu pre me thikë”, i riu kërcënon familjen, intervenon Policia