Mërgimtari niset në këmbë nga Gjermania për Kosovë për një kauzë humanitare
Mërgimtari Albert Lubeniqi është nisur në këmbë nga Gjermania për në Kosovë.
Për emisionin Ora 7 në Klan Kosova ai tregoi se sot është dita e 28 e rrugëtimit , dhe se deri tani ka përshkuar 5 shtete, Gjermani, Çeki, Austri, Sllovaki, ndërsa tani ndodhet në Hungari.
Ai bëri të ditur se qëllimi i kësaj iniciative është për t’i ndihmuar fëmijëve dhe të moshuarve me nevoja të veçanta.
“Nëpër segmente të ndryshme takoj njerëz që më shoqërojnë dhe shokë e familjarë që vijnë më shoqërojnë. Deri më tani skam pasur asnjë problem rrugës e asnjë pengesë”, deklaroi ai në një lidhje direkte për Klan Kosova.
Më tej shtoi se i ka dhënë vetes 45 ditë për të arritur në Kosovë.
“Më 1 qershor shpresoj dhe mendoj që do të jem në qendër të Prishtinës, kur është edhe dita botërore e fëmijëve dhe çdo gjë është e planifikuar”, shtoi Lubeniqi.