Mërgimtari nga Skënderaj dhuron 100 pako ushqimore për familjet skamnore

Afrim Gashi mërgimtari nga fshati Tërnavc i Skenderajt, pronar i kompanisë “Gashi Bau GmbH”, në Gjermani, tregoi sërish zemrën e madhe.

Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit, dhuroi pako ushqimore për 100 familje të Komunës së Skenderajt.

Afrim Gashi njihet për humanizmin e tij, pasi që ai edhe në të kaluarën ka ndihmuar në ndërtimin e disa shtëpive për personat në nevojë.

Lexo edhe:  Pasi u bind të qëndroi edhe 24-orë, Gani Gërmia nuk i ndahet birrës, e pi një në “Dhomën e Sekreteve”