Mërgimtari i gatshëm: Të nis mësimi, i paguaj (100€) gjithë mësuesit e fshatit tim!

Hamdi Krasniqi, mërgimtari ynë në Austri, është shprehur i zhgënjyer me mosnisjen e mësimit në Republikën e Kosovës. Pas këtij kaosi disa javor, ai ka shprehur një lutje për mësimdhënësit e fshatit të tij, Përçev të Klinës.

“…shprehim gatishmërinë që kërkesën tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Indeksonline

Postimi i origjinal:

Apel për mësimëdhënsit e fshatit tim PËRÇEV.

Unë Hamdi Krasniqi, prindë i 3 fëmive i cili jetoj ne Ëien të Austris dua ti drejtohem ish mësueve të mi të fshtatit dhe atyre që jan tani në shkollen tonë, pasi që këshillat dhe apelet në drejtim të qeverisë aktuale siq po shifet jan të kota.

Duke qenë prindë por edhe kryemiljar, në këto kushte të vështira tani ekonomike të krijuar nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm (Qeveri) në të cilen jetoni në Kosovë, kërkesa juaj minimale për 100€ është e drejtë dhe e qëlluar. Ju jeni ata të cilët e keni shkolluar dhe poashtu e keni ngritur këtë klas politike e cila ju udhëheq, ju fyen, ju denigron dhe nuk don as të bisedon me ju sod. Premtimet e tyre paraelektorale dhe përkrah juve në protestat dhe kërkesat e juave të mëhershme siq po shifet ishin vetëm një nga mashtrimet e tyre për të ardhur në pushtet. Por, ne bashkëfshatarët e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që jemi, kem ditur të organizohemi edhe në kushte okupimi duke vetëfinancuar arsimin tonë për hirë të qështjeve madhore.

Për këtë arsye unë Hamdi Halim Krasniqi nga PËRÇEVA me vullnetin timë dhe të familjes për hirë të Fëmijëve shprehim gadishmërin që kërkesen tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës derisa tē gjindet një zgjidhje e përgjithëshme në nivel të Kosoves, në mënyrë që mësimi të filloj sa më shpejt të jet e mundur. Poashtu njëherit ftojë të gjithë bashkatëdhetarët kudo që gjinden dhe njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë në mundësit e tyre ekonomike të bëjnë gjestin e njejtë deri në arritjen e një marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe SHBASHK-ut.

Lexo edhe:  Ushtarët e NATO-s po trajnohen para ardhjes në Kosovë

Për hirë të Femijëve, për hirë të Kosovës.

Hamdi Halim Krasniqi