Mërgimtarëve iu ndalohen specat në kufi, gjobiten deri në 1500 euro

Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur turshi tradicionale, sidomos gjatë periudhës së vjeshtës.
Mërgimtarët kanë publikuar në rrjetin social “TikTok”, video të cilat janë bërë virale, ku shihen shporta të mbeturinave, të mbushur me speca që janë ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kjo pasi shumë shtete nuk lejojnë transportin e këtyre produkteve përmes pikave kufitare, përcjell albinfo.ch.

Gjobat variojnë dhe varen prej disa faktorëve, ndërsa sipas deklaratave të disa mërgimtarëve, ka pasur raste kur janë gjobitur deri në 1500 euro.

Lexo edhe:  Dosja kriminale e të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë