Menaxhmenti ua shton “zullumin” minatorëve”, ua pezullon pushimet vjetore
Pas vizitës nga ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla kanë vazhduar presionet ndaj minatorëve.
Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.
Në vendimin menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit.
Ndryshe minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës dhe humbjet po ndodhin për shkak të mospunës.