Menaxheri i Bleros i jep ultimatum këngëtarit: I ke dy javë kohë me i bë pesë këngë të reja

Menaxheri i këngëtarit të njohur shqiptar, Blerim Muharremi Ardian Prena i ka dhënë ultimatum këtij të fundit pas një pauze të gjatë të tij në muzikë.

Ai përmes një Instastory i ka dhënë Bleros afat vetëm dy javë të realizoj pesë këngë.

“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e din çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, ka shkruar ai.

Mes rreshtash, Prena ka shkruar #stoplove duke iu referuar postimeve të fundit të këngëtarit.


Blero është komentuar shumë ditëve të fundit pasi publikisht ka treguar vuajtjen e tij për ish të dashurën e tij “bebin” të cilën nuk e ka bërë asnjëherë publike.

Lexo edhe:  Pyetja e Afronës që ‘shpërtheu’ lotët në intervistën me Bleron