Mehmetaj: Saranda Bogujevcit i pengonte që thithë ajër Ilir Mirena, nuk e thotë asnjë fjalë për kapon e kartelit të heroinës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të Shemsi Bahtirit, i dyshuar si udhëheqës i një rrjeti të trafikut të heroinës në Kosovë. Në një postim të bërë publik, Mehmetaj ka kritikuar heshtjen e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës Bahtiri thuhet se i përkiste si anëtar dhe militant.

“Saranda Bogujevci, që dikur thoshte se i pengon të thithë ajër Ilir Mirena, sot nuk e ka asnjë fjalë për të thënë për Shemsi Bahtirin”, shkruan Mehmetaj, duke akuzuar deputeten dhe partinë në pushtet për standarde të dyfishta dhe mbrojtje të të dyshuarit për udhëheqje të kartelit të heroinës.

Sipas tij, pas rasteve të tjera të zyrtarëve apo përkrahësve të VV-së që janë përfshirë në skandale, përfshirë edhe ato të natyrës kriminale, rasti Bahtiri është vetëm vazhdimësi. Ai përmend edhe emra si Nagip Krasniqi dhe një tjetër i identifikuar si Mujeci, duke ironizuar qëndrimet publike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk po dorëzohen – vazhdojnë në mbrojtje të krimit”, përfundon postimi i Mehmetajt.

Lexo edhe:  Dëmtohet fotografia që bëri histori