Mehmetaj: Rastet e fajdeve mos të zvarriten si rasti i vëllait të Blerim Sallahut i përfshirë në fajde

Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas aksionit që Policia e Kosovës e realizoi dje dhe sot ndaj fajdexhinjve.

Mehmetaj ka përmendur rastin e Rrahim Sallahut, vëllait të zëvendësministrit Blerim Sallahu, i cili dyshohej për përfshirje në një vepër të tillë kriminale.

“U bën tash e disa vite që nuk po merret vendim për të për dy raste të përfshirjes në fajde”, shkroi mes tjerash Mehmetaj.

Postimi i plotë i tij:

“Një aksion i madh i policisë ka përfunduar me arrestimin e disa fajdexhinjve.

Shpresoj se tash rastet e tyre trajtohen nga institucionet e nuk zvarriten si rasti i Rrahim Sallahut, vëllait të zëvendës-ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut.

U bën tash e disa vite që nuk po merret vendim për të për dy raste të përfshirjes në fajde.

S’po di me pyet Blerim Sallahun, athu e din ai pse”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona nga aksioni i tyre në lokacionet Pejë, Prishtinë dhe Gjilan.

Lexo edhe:  Mitrovicasi pas 14 vite shërbim në FSK merr rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë: Shumë ish kolegë po presin të dalin në Evropë pas liberalizmit