Mehmetaj për Sami Kurteshin: I sëmurë, rast klinik – VV e shfrytëzon t’i thotë ato që s’mund t’i thotë Kurti
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ i tha gazetarës së Nacionales se “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
Sipas Mehemtajt, Vetëvendosje e shfrytëzon gjendjen e Sami Kurteshit për t’i thënë gjërat përmes tij, ato që mendojnë se ende s’është koha t’i thotë Albin Kurti.
“Ky eshte i semure, rast klinik. Po deklaratat nuk i ben pse eshte i semure, por sepse semundjen e tij e shfrytezon Vetevendosja per shprehjen e mendimeve origjinale qe beson se akoma nuk eshte koha t’i thote vete Albin Kurti”, ka shkruar Mehmetaj.