Mehmetaj i reagon Osmanit për fëmijët: Hashim Thaçi e ka pas djalin e mitur kur Kurti dojke me ia martu me çikë të Vuçiqit

Një kameraman u arrestua sot dhe iu konfiskua kamera, në hapësirat afër shkollës ku kanë filluar mësimin vajzat e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani reagoi duke thënë se për 5 vjet po i përndiqen vajzat e saj të mitura nga disa media dhe po i rrezikohen ato.

Gazetari Lirim Mehmetaj i përmendi Osmanit sulmet që janë bërë ndaj fëmijës së ish-Presidentit Thaçi, kur kryeministri i tanishëm në detyrë, Albin Kurti, kishte propozuar që ai të martohet me vajzën e mitur të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Hashim Thaçi e ka pas djalin e mitur kur Albin Kurti dojke me ia martu me çikë të Aleksandër Vuçiç-it.

Vjosa Osmanit atëherë nuk i ngjante kjo as e rrezikshme, as kundërligjore as e turpshme”, shkroi Mehmetaj

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në vikend