Mehmetaj e publikon kontratën e Pecit me kompaninë private, thotë se vlera e dëmit është mbi 60 milionë euro

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka publikuar një kontratë të nënshkruar nga ministri Faton Peci me një kompani private.

Sipas Mehmetajt, dëmi që kjo kontratë e Pecit i ka shkaktuar shtetit shkon mbi 60 milion euro.

Reagimi i plotë i gazetarit Mehmetaj:

Ekskluzive: Kontrata e plotë ilegale e Faton Pecit me kompaninë private – dëmi mbi 60 milionë euro

Kompania e themeluar pas thirrjes publike nga ministria…

Subvencione për të njëjtën 3.2 milionë euro në vit, derisa qera veç 30 mijë euro në vit…

Vendim ilegal për qira 20 vjet (ligji lejon vetëm 15 max)…

Dëmi total për 20 vjet veç nga subvencione 60 milionë euro…

E gjithë toka përrreth fabrikës e dhënë falë, rreth 4 hektarë…

Nënshkrim i kontratës nga një person që nuk figuron askund si zyrtar i kompanisë…

Krijim ilegal i monopolit për të njëjtën kompani…

Mundësim i kompanisë që nëse prishet kontrata ministria detyrohet t’ia paguaj fitimin e supozuar për 20 vjet (qindra miliona euro)…

Të gjitha këto dhe shumë më tepër në kontratën më kriminale që keni parë qysh nga paslufta në Kosovë.

Kërkoj falje për gjatësinë e videos, por ishte e pamundur të përmblidhet më shkurt.

Mos harroni, kjo është vetëm një kontratë. Të tilla faton Krimineli i ka të gjitha.

Nëse veç një prokuror i vetëm në Kosovë është në nivel të detyrës ky njeri do të përfundojë në burg.

E nëse s’ka mbetur asnjë prokuror, atëherë gjyqtari do të jetë populli që ky ia vjedh taksat për ta pasuruar vetën.

P.S

Kjo kontratë është dorëzuar në policinë e Kosovës, te Krimet Ekonomike. Prokuror i këtij rasti është Kujtim Munishi. Nëse nuk ndodhë asgjë në drejtim të zbatimit të ligjit, Kujtim Munishi është adresa.

Lexo edhe:  “Kryeministër, mos na shkel në gjak”, OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër Kurtit

VIDEO