Mehmetaj: Adem Hoxha është njëri i Radojçiqit, Haradinaj duhet të japë përgjegjësi

Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se deputeti Adem Hoxha, i cili iu bashkua sot AAK-së, është njëri i kriminelit Milan Radojçiq.

“Adem Hoxha është punëtor i Milan Radojiçiç-it,” deklaron Mehmetaj në postimin e tij, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shqetësues që nuk mund të prezantohet si fitore politike.

Por, Mejmetaj kritikon ashpër narrativën e Lëvizjes Vetëvendosje, që e kishte përshkruar takimin e mëhershëm të Hoxhës me Kryeministrin Albin Kurti si një sukses ndaj Listës Serbe.

Sipas Mehmetajt, bashkëpunimi i fundit i Hoxhës me Ramush Haradinajn nuk është një akt patriotik, por një veprim i drejtuar nga vetë Radojiçiç. “Pa i thënë Radojiçiç atij ‘shko te Ramushi’, ai nuk do të shkonte,” shkruan gazetari, duke kërkuar që Haradinaj të japë llogari për këtë zhvillim.

“Kush e merr Adem Hoxhën në grup parlamentar, praktikisht ka marrë një pijun të Serbisë,” thekson ai më tej.

Postimi i plotë:

Adem Hoxha është puntor i Milan Radojiçiç-it

Kur u takua Albin Kurti me Adem Hoxhën, dolën këta të Lëvizjes Vetëvendosje e thanë po ia marrim Listës Serbe një deputet.

Në logjikën e tyre, Ramush Haradinaj paska bë sot akt patriotik se ia ka marrë Listës Serbe një deputet.

Por, e vërteta është ndryshe fatkeqësisht.

Adem Hoxhën Ramush Haradinajt ia paska çu Milan Radojiçiç-i.

Adem Hoxha punon për Radojiçiç-in dhe pa i thënë Radojiçiç- atij shko te Ramushi ai nuk do të shkonte.

Haradinaj do të duhej të jepte sot llogari pse Radojiçiç-i po i ndihmon.

Kush e merr Adem Hoxhën në grup parlamentar është praktikisht ka e merr një pijun të Serbisë.

Ramush Haradinajn nuk e kanë votu qytetarët me bashkëpunu me Radojiçiç-in.

Dallimi mes meje e këtyre të Vetëvendosjes është se unë i them gjërat pavarësisht personazheve, e këta nuk guxojnë.

Lexo edhe:  Vazhdon të jetë në Turqi - kërkohen edhe 62 mijë euro për Llukman Ahmetin, mitrovicasin që u aksidentua duke shpërndarë pica

Nuk guxojnë se e kanë shit shpirtin këta hajna.