Mefi vazhdon të merret me Ujmanin: Pse deputetët e PDK-së s’po e vizitojnë, a po e refuzojnë si akt patriotik?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vazhduar të merret me Ujmanin.

Kësaj radhe, ai është marrë me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se po e refuzojnë vizitën atje.

“Pse deputetët e PDK-së nuk po e vizitojnë Ujmanin? A po e konsiderojnë ende si dhuratë e Rankoviqit e po e refuzojnë si akt patriotik?” – ka shkruar ai.

Ndryshe, zyrtarë të ndryshëm të VV-së këto ditë i kanë shpeshtuar vizitat në Ujman, duke e paraqitur edhe këtë si sukses të tyre.

Lexo edhe:  “Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës