Mediat zvicerane ndezin ndeshjen: Godasin Zvezdën, Serbinë, përmendin Arkanin, Kosovën, Rusinë dhe mafian

Mediat në Zvicër i kanë kushtuar vëmendje ndeshjes Crvena Zvezda – Yong Boys në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Nzz.ch” ka dal edhe jashtë futbollit duke shkruar për Kosovën, lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe ish-kriminelin Arkan që ka marrë pjesë në masakrat e Bosnje Hercegovinës dhe Kosovë.

Kryetari i Zvezdës ka qenë Zheljko Razhnatoviç (Arkan).

“Gjatë sanksioneve të Serbisë klubi Crvena Zvezda nuk mund të garonte në Evropë. Zheljko Razhnatoviç (Arkan) rekrutonte luftëtarë nga tribunat dhe më pas klubi u drejtua nga agjentë të dyshimtë, zyrtarë të korruptuar, huliganë, përfitues të luftës për një kohë të gjatë”, shkruan “nzz.ch”.

Luftëtaret e rekrutuar nga Arkani njiheshin si “Tigra”. Ata luftuan edhe në Kosovë.

Zviceranët theksojnë se shumë gjëra kanë ndryshuar në Beograd te Zvezda me ardhjen e sponsorit nga Rusia “Gazprom”, i cili prej vitesh është sponsor gjeneral i klubit.

“Gazprom prej kohësh ishte në qendër të vëmendjes për shkak të çrregullimit, transferimeve të dyshimta dhe borxheve”, shkruhet ndër të tjera në këtë mediuam.

Në radhët e Young Boys luajnë dy futbollistë nga Kosova, Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri.

Imeri nuk dihet nëse aktivizohet sepse është i lënduar, andaj ardhja e tij në Beograd është e pasigurt.

Në anën tjetër, Donat Rrudhani, reprezentues i Kosovës pothuajse me siguri do të jetë në protokoll.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Asfaltohet rruga e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit