Mediat e Vuçiqit në kulm të propagandës: CIA me çeçenët po përgatisin trazira në Kosovë
Mediat serbe që kontrollohen direkt nga pushteti i Vuçiqit kanë vazhduar me propagandën se në Kosovë po përgatiten trazira nga shërbimi sekret amerikan CIA në bashkëpunim me çeçenët.
Novosti serb shkruan se CIA ka punësuar grupe ekstremiste dhe kriminale që të shkaktojnë incidente në Kosovë.
Sipas këtij mediumi që thirret në burime jozyrtare, CIA me ndihmën e opozitës çeçene ka rekrutuar një numër të mercenarëve çeçenë që të krijojnë lidhje me formacione të armatosura në Kosovë.
Në artikullin e kësaj gazete thuhet se plani është që “këto forca të vishen si ushtarë serbë dhe të sulmojnë policinë e Kosovë për të provokuar reagimin e KFOR-it nga baza e Bondsteel-it”.
Në propagandë e sipër, ky medium shkruan se “situata mund të minojë sigurinë e serbëve në Kosovë”.