Me shufër metalike ia thyejnë veturën midis rruge, avokati e policja kosovare shohin “tmerrin”
Rrugët e Novobërdës janë shëndrruar në arena dhune ditëve të fundit.
Pasi mbrëmë u pa një rrahje mes dy grupeve në mes të rrugës, tani kanë dalur pamjet e një rasti tjetër të dhunës në Llabjan të Novëbërdës.
Një konflikt i çastit në komunikacion, ka eskaluar duke përfunduar me dëme materiale dhe sulm fizik.
Dy persona i kanë thyer veturën palës tjetër duke e goditur me shufër metalike.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një avokat dhe një zyrtare policore kanë qenë palë e sulmuar nga dy persona.