“Me rritjen e ndjekësve Luizi gati të krijojë një parti politike”
Eksperti i IT, Toni Kallanxhi, i ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e djeshëm foli për statistikat e shikueshmërisë dhe kërkimit në Google e rrjete sociale për fenomenin “Big Brother”.
Kallanxhi tregoi cilat janë trendet e momentit në Google dhe cili emër nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kërkohej më shumë.
Ai tregoi se emri i Luizit ishte i pari që kërkohej, më pas vinte emri i Oltës dhe Kiarës.
Sipas Kallanxhit kërkimi i emrit të Luizit i ka kaluar çdo lloj pritshmërie e rekordi dhe se nuk krahasohet me asnjë më përpara, qoftë Berishën apo Ramën.
“Emri i tij është kërkuar masisvisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha Kallanxhi.