“Më preku thellë në shpirt, ike shumë herët”, postimi prekës i familjarit të 30-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit në Skenderaj
Dita e martë ishte tragjike për familjen Goxhuli nga Skenderaj.
Djali i tyre 30-vjeçar, Arxhendi, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt. I riu ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas në QKUK, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar familja, të afërm e shumë miq të tij, që u tronditën nga ky lajm i trishtë.
Një familjar i tij ka shkruar fjalë prekëse për të ndjerin, për të cilin tha se ishte i mbarë, i respektuar dhe i dashur për të gjithë.
“Lajmi per vdekjen tënde Arxhend, na tronditi, shokoi te gjithëve, me preku thellë ne zëmer dhe shpirt.!?
Ike ne një moshë shumë te re, kishe gjithë jeten para, shumë plane për te ardhmen, ike shumë heret nga kjo Bot, duke na lën përgjithëmon me zemra te thyera!
Ishe një djal i mbar, i shoqërueshem, i respektuar dhe i dashur për te gjithë Farefisin! Thjeshtësia, Butësia, Mirësia, Kararkteri, zëmergjeresia, sinqeriteti yt, do mbetet gjithëmon ne kujtesen dhe zemrat tona!
Familjes sonë te ngusht dhe gjithë Farefisit ne përgjithësi i shprehu ngushëllimet me te sinqerta!
U Prefsh ne Paqe Argjent, do na mungosh.!
Shpirti yt i bardh bëft drit, ishalla Allahu te ka shperbly me Gjehnet!
Me dhimbje te thellë dhe zemra te thyera do te kujtojm gjithëmon”.
Ndryshe, mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur i riu aksidentohet.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.