Më pak pushues në plazhet e Velipojës, bizneset: Kemi më pak pushues edhe nga Kosova
Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojë, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve.
Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.
Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.
Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.