“Me padurim e kam pritur”, Amir Saipi thotë fjalët e para si “dardan”: Jam i lumtur, ndjehem mirë

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar gjatë këtyre ditëve për t’u përgatitur për ndeshjet e muajit tetor, ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Një fytyrë e re është në kampin “dardan” dhe ai është portieri Amir Saipi, i cili përmes faqes zyrtare të FFK-së ka thënë fjalët e para, shkruan Indeksonline

Saipi ndjehet tejet i lumtur që është pjesë e Kosovës dhe të gjithë e kanë pritur ngrohtë sipas tij.

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën. Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm. Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Smrekonicë, tre fëmijë dhe dy gra dërgohen me ambulancë