“Më ka marrë malli për gjithçka, kërkush nuk u kanë më i mirë se ai”, rrëfen nëna e dëshmorit Jeton Dedushaj

Janë bërë 25 vite që kur forcat serbe kanë vrarë të riun, e tani dëshmorin Jeton Dedushaj.
Në përvjetorin e rënies së tij heroike, nëna e tij ka emocionuar duke treguar për mungesën që ka tash e 25 vite.

“Kom menu që as 5 ditë s’rrnoj pa ty e jo 25 vjet djali jem, m’ka marrë malli me ia lëmu flokët e me ia pa sytë e kaltërt”, ka thënë ajo mes lotësh.

Për lajmi.net ka folur edhe ish luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj i cili ka thënë se humbja e Jeton Dedushajt ka qenë më e rënda e rajonit të Deçanit.

“Prej betejave të fundit të luftës frontale ka qenë ajo kur Shpendi, Burimi edhe Jetoni janë ra dëshmor”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se kjo betejë ka qenë shumë e rëndë për ta, por që kur po i shohin Policinë e Ushtrinë e Kosovën ndihen krenar.

 

Lexo edhe:  Gjakovarja ngacmon një femër, arrestohet nga Policia