“Më ka humbur gruaja”, burri nga Suhareka njofton policinë, se di ku e ka gruan që dy ditë

Një grua është raportuar e zhdukur në Suharekë që nga data 2 tetor, ka njoftuar Policia në raportin 24-orës të martën.

Rastin e ka paraqitur bashkëshorti i saj më 3 tetor.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Heqja dorë nga shtetësia: 45 qytetarë paraqesin kërkesë në komunën e Ferizajit në 6 muajt e parë të 2022-tës